Vetëvritet një person në Prizren

Policia e Kosovës njoftoi se një person nga Prizreni i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje.

Lajme

17/05/2021 10:55

Këtë lajm, policia ka arritur që ta konfirmoi dje paradite nga familjarët e personit që bëri vetëvrasje.

Nuk është bërë e ditur metoda e vetëvrasjes, por është thënë se viktima kishte probleme të shëndetit mendor.

“Raportohet se për shkaqe të pa njohura viktima mashkull kosovar është gjetur i pa shenja jete. Sipas dëshmitarit babait te tij viktima ka pasur probleme psikike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor për 24 orët e fundit hartuar nga PK-ja. /Lajmi.net/