Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Kamenicë, lëndohen dy persona dhe bllokohet përkohësisht qarkullimi

Në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë, si pasojë e të cilit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:24. Sipas tij,…

Lajme

29/04/2026 14:17

Në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë, si pasojë e të cilit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:24.

Sipas tij, përveç dëmeve materiale, të lënduarit janë dy ngasësit e kamionëve, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit të ciliët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Osmani.

Si pasojë e aksidentit, njëra korsi e rrugës është bllokuar për qarkullim të automjeteve, duke shkaktuar vështirësi në trafik.

Policia dhe ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.