Vdes tifozi, goditet me guacë të banjës

Përleshjet në mes të tifozëve në Brazil kanë rezultuar fatale për tifozin Paulo Ricardo Gomes da Silva, i cili u qëllua me guacë të banjës dhe mbeti i vdekur në vend.

Sport

04/05/2014 22:58

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil. Një tifoz brazilian ka vdekur pasi është goditur me guacë të banjës në kokë në një përleshje mes tifozëve, në vendin ku do të mbahet Kampionati Botëror i futbollit.

Tifozi i pafat Paulo Ricardo Gomes da Silva ishte viktimë i një sulmi, pas ndeshjes së zhvilluar në Arruda stadium.

“Ata e vranë djalin tim dhe mua. Nuk do t’ia uroja askujt dhimbjen që po e përjetoj unë sot”, ka thënë nëna e tifozit të ndjerë, Joelma.

Edhe tre tifozë të tjerë janë lënduar pas përleshjes në mes të tifozëve të Santa Cruz, që gjendet në veri-lindje të qytetit Recife, si dhe ata vizitorë të ekipit Parana.