Vazhdojnë problemet për De Bruyne, pëson një tjetër lëndim

Kevin De Bruyne ka mbetur jashtë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Manchester Cityt kundër Dinamo Zagreb të martën me një dëmtim të ijëve.

Sport

01/10/2019 15:50

City thotë se belgu u lëndua në fitoren ndaj Evertonit në fundjavë dhe ai humbi seancën e tyre stërvitore të hënën.

Pas një seri provash, ai nuk do të luajë në ndeshjen e dytë të Grupit C në ‘Etihad’ të martën. Asnjë afat kohor nuk është dhënë për kthimin e tij, përcjell lajmi.net.

Në deklaratën e Cityt shkruhet: “Kevin De Bruyne pësoi një dëmtim të ijëve në fitoren ndaj Evertonit dhe do të humbasë ndeshjen e sotme kundër Dinamos Zagreb”.

“Shkalla e mungesës së tij varet nga sa mirë i përgjigjet programit të rehabilitimit të mbikëqyrur nga stafi mjekësor i klubit”.

Mesfushori i talentuar nuk luajti shumicën e sezonit të kaluar, ndërsa këtë edicion u rikthye fuqishëm por tani duket se sërish do të ketë probleme. /Lajmi.net/