Vazhdojnë negociatat – Juve dhe PSG nuk pajtohen për Icardin
Janë duke vazhduar negociatat mes Paris Saint Germain dhe Juventus, për shërbimet e Mauro Icardi.
Sport
Sulmuesi argjentinas aktivizohet aktualisht me skuadrën nga Ligue 1, PSG, por është skuadra e Juventus ajo që kërkon shërbimet e lojtarit.
Siç bën të ditur Calciomeracto, Juve e duan lojtarin në merkaton e janarit, përcjell lajmi.net. Megjithatë, ekziston një problem.
‘Zonja e Vjetër’ e dëshiron lojtarin në formë huazimi, kurse PSG duan ta shesin kartonin e tij në formë permanente.
Icardi shihet si zëvendësues për Alvaro Morata, i cili vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.
Mbetet të shihet nëse deri në fund të merkatos do të arrihet një marrëveshje mes dy palëve. /Lajmi.net/