Varane alarmon Realin dhe Manchester Unitedin

Rapahel Varane ka alarmuar skuadrën e Manchester Unitedit.

Sport

19/03/2019 08:05

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës po mendon seriozisht largimin nga Real Madrid këtë verë.

L’Equipe bën të ditur se 25 vjeçari mund të largohet nga ‘Santiago Bernaebu gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2019, përcjell ‘lajmi.net’.

Varane edhe pse ka një marrëdhënie të fortë me trajnerin Zinedine Zidane, është i zhgënjyer me sezonin aktual te Real Madrid.

Kampioni i botës me Francën dëshiron të provojë një mjedis të ri, që do t’i rriste konkurrencën.

Për shërbimet e Varane është e interesuar skuadra e Manchester United, që është e gatshme të kalojë edhe shumën që Liverpool e ka paguar për Virgil van Dijk./Lajmi.net/