Van Gaal fjalë të mira për Januzajn
Tajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka pasur vetëm fjalë të mira për Adnan Januzajn, i cili bëri një performancë të mirë në përballjen kundër Sunderlandit.
Sport
Menaxheri i Manchester United, Van Gaal ka lavdëruar Adnan Januzaj i cili ishte i shkëlqyer gjatë pjesës së dytë në përballjen kundër Sunderlandit.
“Unë çdo herë mendoj që ta zëvendësoj Di Marian me Januzajn, ndërsa sot një gjë e tillë ishte mjaft e qëlluar”, tha Van Gaal.
“Sot, ishim më të mirë në pjesën e dytë, dhe inkuadrimi i Januzajt duket se ka qenë një vendim i drejtë”, përfundoi trajneri holandez.
Pjesa e parë e takimit ndërmjet United dhe Sunderlandit përfundoi 0-0, teksa me inkuadrimin e Januzajt në lojë, ajo përfundoi me rezultat 2-0.