Uran Ismaili: Ata që nuk punojnë do të përjashtohen nga QKUK
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është zotuar se në bashkëpunim me ushtruesin e detyrës së drejtorit në SHSKUK, Basri Sejdiun, do të punojnë që stafi mjekësor në QKUK ta bëjë punën me përpikëri.
Lajme
Ai ka thënë se do t’iu tregohet detyrat dhe përgjegjësitë secilit, por nëse nuk i kryejnë këto, do të kenë përgjegjësi, e deri te largimi, sepse sipas Ismailit, askush me tapi nuk është në atë vend pune.
“Ne kemi vendosur një drejtor të ri i cili punën e parë është duke provuar të vnojë një sistem të përgjegjësisë. Që t’ua përshkruaj njerëzve detyrat dhe përgjegjësitë, kush ku është përgjegjës. Nëse nuk i dinë njerëzve përgjegjësit që iu jepen, pason vërejtja, suspendimi dhe largimi. Këto janë pjesë të sistemit menaxheria, askush nuk është atu me tapi. Duhet të ndahet ai që punon shumë dhe nga ai që e sheh atë vend si një protfoljo për diçka tjetër. Këtë duhet me nda, dhe kemi me nda, nuk kemi mundësi ndryshe, dhe nuk kemi komoditet, që t’i lejojmë njerëzit me përdor institucionin e shtetit për pasurim. Ka shumë mjek punojnë me një përgjegjësi shumë të lart, por edhe atij po i pengon që ai në krah të tij, po e përdor shëndetësinë për diçka tjetër”, ka thënë Ismaili.
