United zbulon numrin që do ta mbajë Casemiro

Manchester United ka konfirmuar se Casemiro do të mbajë fanellën me numrin 18, pas transferimit të tij në ‘Old Trafford’. Ardhja e brazilianit u konfirmua të hënën mbrëma dhe ai u prezantua në “Old Trafford” përpara fitores 2-1 ndaj Liverpoolit, përcjellë lajmi.net. Të enjten, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve u stërvit me shokët…

Sport

26/08/2022 17:00

Manchester United ka konfirmuar se Casemiro do të mbajë fanellën me numrin 18, pas transferimit të tij në ‘Old Trafford’.

Ardhja e brazilianit u konfirmua të hënën mbrëma dhe ai u prezantua në “Old Trafford” përpara fitores 2-1 ndaj Liverpoolit, përcjellë lajmi.net.

Të enjten, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve u stërvit me shokët e tij të rinj të skuadrës për herë të parë dhe ai është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Southamptonit në stadiumin “St Mary”.

Ka pasur shumë spekulime rreth numrit që Casemiro do të bartë te United, por debati tani ka përfunduar dhe tifozët do ta ta shohin atë me fanellën numër 18 këtë sezon./Lajmi.net/