United merr tri pikë në udhëtim ndaj Leicester, paraqitje e zbehtë e ‘Djajve të Kuq’
Man United ka siguruar tri pikë të reja në Premier League. Skuadra e Manchester United ka marrë edhe fitoren e radhës në Premier League, duke mposhtur skuadrën e Leicester me rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi ylli anglez, Jadon Sancho. Sancho dërgoi topin në rrjetë në minutën 23’, kur…
Sport
Man United ka siguruar tri pikë të reja në Premier League.
Skuadra e Manchester United ka marrë edhe fitoren e radhës në Premier League, duke mposhtur skuadrën e Leicester me rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi ylli anglez, Jadon Sancho.
Sancho dërgoi topin në rrjetë në minutën 23’, kur u asistua nga Marcus Rashford.
Me fitoren e siguruar sot, Man United shkon në kuotën e nëntë pikëve, në pesë ndeshje të luajtura.
Leicester mbetet me vetëm një pikë në pozitën e fundit. /Lajmi.net/