UCL: Këto janë skuadrat që kualifikohen në raundin e 1/16 së finales

Janë mësuar tashmë të gjitha skuadrat që do të luajnë në 1/16-ën e finales në Champions League – me vetëm një dilemë.

Sport

08/12/2021 23:12

15 skuadra kanë siguruar biletën për 1/16-ën e finales, por jo edhe Barcelona që sonte u mposht 3:0 në ‘Allianz Arena’, në ndeshjen ndaj Bayern Munich, shkruan lajmi.net.

Skuadra si Liverpool, Chelsea, Manchester City, PSG, Bayern e Juventus, kanë marrë biletë për raundin tjetër.

Ajax Amsterdam si një nga skuadrat më spektakolare të fazës së grupeve shkon po ashtu në raundin tjetër.

E vetmja dilemë është kush shkon nga vendi i dytë i grupit të Manchester United, me ndeshjen Atalanta – Villarreal që luhet nesër.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/16.

Man City
PSG
Liverpool
Atletico
Ajax
Sporting
Real Madrid
Inter Milan
Bayern Munich
Man Utd
Chelsea
Juventus
Benfica
Lille
RB Salzburg
Atalanta/Villarreal
/Lajmi.net/