U përjashtuan nga stadiumi, reagojnë “Xhebrailat”: Kërkojmë falje për fjalët e përdorura

Sot ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit ishte me shumë ndërprerje.

Sport

18/09/2021 20:52

Tifozët “Xhebrailat” ofenduan kryetrajnerin Tahir Batatina dhe policia vendosi t’i largojë nga stadiumi, shkruan lajmi.net.

Pas këtij problemi, kanë reaguar edhe “Xhebrailat” përmes një komunikate në Facebook.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“PËRSHENDETJE NGA SUHAREKA QË FLET VETËM SHQIP
Së pari i kërkojmë ndjesë seciles femër dhe atyre fëmijeve që ishin në stadium për fjalët e përdoruara nga ne.
Xhebrailat asnjëherë dhe vetëm asnjëherë nuk jan pro dhunës apo fyerjeve, të gjithë ata që i mirëpresim në Suharekë nuk e harrojnë asnjëherë mikëpritjen tonë të ngrohtë, por sot nuk kishim çfarë të bënim, ishte kulmi dhe nuk do i cilësojmë si të tepruar veprimet tona sot.
Në Suharekë nuk i tolerojmë fyerje në baza etnike, sepse Suhareka ka shumë dëshmorë që dhanë jetën e tyre për të folur SOT SHQIP, kemi edhe dëshmorë nga familjarët e antarëve tonë, dhe prandaj nuk e cilësojm të tepruar, përkundrazi kjo ishte më e pakta që mund ti sërvirim këtyre laraskave dhe tuxharëve.
Xhebrailat ndihen të indinjuar me Federatën që na përjashtuan nga tribina, askund në botë nuk egziston rregullore për përjashtim në qoftë se fyeni (perderi sa nuk hudhën gjësende ose ndonjë perleshje), prandaj e cilësojmë apsurde vendimin për përjashtimin tonë.
Xhebrailat mirëpresin këdo që e don futbollin apo sportet në përgjethsi”.

Përndryshe, Ballkani mori pikët e plota me rezultat 2 – 0./Lajmi.net/