Tyson Fury – Dereck Chisora në orar të pazakontë, nis më herët sesa jemi mësuar t’i shohim meçet

Tyson Fury dhe Dereck Chisora do të duelojnë më 3 dhjetor. Yjet britanikë të boksit, Fury dhe Chisora janë të gatshëm t’i kundërvihen njëri-tjetrit për herë të tretë në karrierat e tyre. Në Londër, Fury do të mbrojë titullin e tij të WBC përballë Chisora, në atë që do të jetë dueli i 3-të mes…

Sport

30/11/2022 09:03

Tyson Fury dhe Dereck Chisora do të duelojnë më 3 dhjetor.

Yjet britanikë të boksit, Fury dhe Chisora janë të gatshëm t’i kundërvihen njëri-tjetrit për herë të tretë në karrierat e tyre.

Në Londër, Fury do të mbrojë titullin e tij të WBC përballë Chisora, në atë që do të jetë dueli i 3-të mes tyre.

Ky meç, sipas mediave britanike do të ketë një orar më ndryshe se meçet e kaluara, përcjell lajmi.net.

Ecja drejt ringut e Tyson Fury dhe Dereck Chisora pritet të bëhet me fillim nga ora 22:15.

Zakonisht, në meçet e fundit të mëdha, kjo ecje bëhet mes orës 23:30 dhe 24:00.

Kujtojmë se në të njëjtën mbrëmje do të ndeshen edhe Daniel Dubois me Kevin Lerena. /Lajmi.net/