Kurti pas formimit të Qeverisë Kurti 4: Do të vazhdojmë me mbrojtjen e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në rrjetin social Facebook, pasi ka formuar Qeverinë që do ta udhëheq ai për herë të Kurtit. Pas formimit të Qeverisë Kurti 4, ai ka falenderuar qytetarët dhe deputetët për besimin. “Do të vazhdojmë me mbrojtjen e shtetit, zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies dhe me forcimin e sundimit…

Lajme

13/09/2026 18:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në rrjetin social Facebook, pasi ka formuar Qeverinë që do ta udhëheq ai për herë të Kurtit.

Pas formimit të Qeverisë Kurti 4, ai ka falenderuar qytetarët dhe deputetët për besimin.

“Do të vazhdojmë me mbrojtjen e shtetit, zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies dhe me forcimin e sundimit të rendit e ligjit të Republikës në çdo cep të territorit. Faleminderit qytetarëve dhe deputetëve për besimin! Urime Qeveria Kurti 4! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Kurti.

Qeveria Kurti 4 është votuar sot në Kuvendin e Kosovës ku ka marrë 62 vota për, ndonëse në Kuvend nuk kanë marrë pjesë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së.

Në votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e VV-së, minoritetet dhe Lista Serbe.

Nga PDK dhe Aleanca kjo Qeveri është parë si jokushtetuese, pasi Kuvendi nuk i ka të zgjedhur pesë nënkryetarët por nuk është zgjedhur ende nënkryetari nga PDK.

Pavarësisht se janë aktualisht vetëm katër nënkryetarë, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e ka parë si të konstituuar Kuvendin dhe i ka hapur rrugë formimit të Qeverisë.

PDK dhe Aleanca kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: