Besfort Zeneli thotë se mori shumë mesazhe negative kur zgjodhi Suedinë e jo Kosovën

Futbollisti Besfort Zeneli ka folur për vendimin e tij për të përfaqësuar kombëtaren e Suedisë, ndonëse mund të luante edhe për Kosovën. Futbollisti i Union Saint-Gilloise në Belgjikë ka treguar se pas këtij vendimi ka marrë edhe shumë mesazhe negative. Pavarësisht prejardhjes së tij nga Kosova, ai zgjodhi të luajë për Suedinë në nivel ndërkombëtar.…

Sport

12/09/2026 12:55

Futbollisti Besfort Zeneli ka folur për vendimin e tij për të përfaqësuar kombëtaren e Suedisë, ndonëse mund të luante edhe për Kosovën.

Futbollisti i Union Saint-Gilloise në Belgjikë ka treguar se pas këtij vendimi ka marrë edhe shumë mesazhe negative.

Pavarësisht prejardhjes së tij nga Kosova, ai zgjodhi të luajë për Suedinë në nivel ndërkombëtar.

“Mora shumë mesazhe të dhunshme pasi zgjodha ekipin kombëtar suedez”, ka thënë Zeneli, sipas mediumit sudinfo.sport.

Zeneli tutje në artikull kishte folur për zhvillimin e tij në futbollin suedez dhe ndikimin e familjes së tij, sidomos të vëllait të tij, Arbër Zenelit, ish-futbollistit të Kosovës.