Tym i bardhë nga Kuvendi, Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Kosovës

Që nga prilli, Kosova ka qenë me ushtrues detyre të Presidentes, ndërsa njëherë është detyruar të shkoj në zgjedhje pasi nuk ka arritur ta zgjedh Presidentin. Zgjedhja e Presidentit ka qenë sfidë edhe në muaj e fundit për vendin tonë, shkruan lajmi.net. Pavarësisht diskutimeve e takimeve mes liderëve politikë, ata nuk kanë arritur të gjejnë…

Lajme

07/10/2026 00:13

Që nga prilli, Kosova ka qenë me ushtrues detyre të Presidentes, ndërsa njëherë është detyruar të shkoj në zgjedhje pasi nuk ka arritur ta zgjedh Presidentin.

Zgjedhja e Presidentit ka qenë sfidë edhe në muaj e fundit për vendin tonë, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht diskutimeve e takimeve mes liderëve politikë, ata nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje, ndërkaq sot derisa afati po përfundon, në orën e fundit është bërë një zgjidhje.

Fillimisht, kryeministri albin Kurti ka propozuar për Presidente Justina Shiroka Pulën, kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e cila ka qenë ministre në Qeverinë Thaçi 1.

Këtë kandidaturë e ka mbështetur edhe PDK-në të cilët kanë kërkuar që të jetë kundërkandidate Eliza Hoxha, deputete e kësaj partie.

Justina Shiroka Pula ka marrë 82 vota dhe për pesë vitet e radhës do të jetë Presidente e Kosovës.

Vendi i shpëtoi zgjedhjeve të pesta me radhë brenda dy vitesh. /Lajmi.net/