Bajrami thumbon Abdixhikun dhe krahun e tij: Ju kam thanë që gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka uruar Justina Shiroka-Pulën që u zgjodh si presidente. Ajo thumboi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kritikët tjerë brenda partisë që e akuzonin atë dhe pesë deputetët tjerë se po e dërgojnë vendin në zgjedhje, pasi refuzuan kandidaturën e Bekim Sejdiut. “Ju kam thanë: ”Gjashtë deputetë të LDK-së nuk…

Lajme

07/10/2026 00:37

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka uruar Justina Shiroka-Pulën që u zgjodh si presidente.

Ajo thumboi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kritikët tjerë brenda partisë që e akuzonin atë dhe pesë deputetët tjerë se po e dërgojnë vendin në zgjedhje, pasi refuzuan kandidaturën e Bekim Sejdiut.

“Ju kam thanë: ”Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”.Urime Kosovë për Presidenten!”, shkroi ndër të tjera Bajrami.

Postimi i plotë:

Ju kam thanë: ”Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”.

Urime Kosovë për Presidenten!

Uroj sinqerisht që profesoresha si presidente ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror, ta respektojë Kushtetutën dhe interesin e vendit.

Shumë suksese, Presidente!/lajmi.net/