“Turpërohet” Drenica – humbet 5-2 ndaj Trepçen 89’
Skuadra e Drenicës ka pësuar një humbje të thellë ndaj Trepçës 89’ në Superligën e Kosovës. Ekipi nga Skënderaj, ndonëse luajti para tifozëve të vet, mori gola me bollëk, transmeton lajmi.net. 5-2 ishte rezultati në favor të mitrovicasve. Koxy shënoi dy herë për vendasit, por këto gola s’mjaftuan për t’i neutralizuar në aspektin rezultativ Trepçën…

Sport
Skuadra e Drenicës ka pësuar një humbje të thellë ndaj Trepçës 89’ në Superligën e Kosovës.
Ekipi nga Skënderaj, ndonëse luajti para tifozëve të vet, mori gola me bollëk, transmeton lajmi.net.
5-2 ishte rezultati në favor të mitrovicasve.
Koxy shënoi dy herë për vendasit, por këto gola s’mjaftuan për t’i neutralizuar në aspektin rezultativ Trepçën që gjetën rrugën e rrjetës me Sekiraqën (24’), Mba (28’), Dushi (58’) Mba (89’) dhe Gashi (90+).
Drenica nuk e ka shijuar fitoren ende në këtë edicion. /Lajmi.net/