”Turp” – Selimi i reagon gazetës izraelite që e botoi intervistën me Dodikun

Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka komentuar intervistën relativisht të gjatë të Milorad Dodikut, president i Republikës Serbe në Bosnje, që u botua në Jerusalem Post. Selimi është çuditur me këtë intervistë. Në një shkrim të shkurtër në “X”, Selimi e ka vlerësuar si turp këtë intervistë. “Një intervistë…

Lajme

15/06/2024 21:35

Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka komentuar intervistën relativisht të gjatë të Milorad Dodikut, president i Republikës Serbe në Bosnje, që u botua në Jerusalem Post.

Selimi është çuditur me këtë intervistë.

Në një shkrim të shkurtër në “X”, Selimi e ka vlerësuar si turp këtë intervistë.

“Një intervistë vërtet e gjatë dhe disi e çrregulluar, me Dodikun, i dashuruar në Putinin, i përplasur me boshnjakët, një fashist të vogël të korruptuar. Pse do të jipte Jerusalem Post kaq shumë hapësirë këtij personi patetik që shet urrejtjen si mjet mbijetese politike dhe pasurimi personal, është pertej të kuptuarit tim. Turp” – shkroi ai.