Dizajneri nga Kosova, uniformën e UÇK-së e çon në Paris Fashion Week

Dizajneri nga Kosova, Etnik Shala, në Paris ka prezantuar koleksionin e tij të ri “ARKA”, i frymëzuar nga tradita, kujtesa dhe identiteti shqiptar. Koleksioni u prezantua në kuadër të Javës së Modës në Paris, ku Shala solli në pasarelë një rrëfim të ndërtuar përmes veshjeve, detajeve dhe elementeve që lidhen me trashëgiminë shqiptare. Karakteristike ishte…

ShowBiz

17/10/2026 23:47

Dizajneri nga Kosova, Etnik Shala, në Paris ka prezantuar koleksionin e tij të ri “ARKA”, i frymëzuar nga tradita, kujtesa dhe identiteti shqiptar.

Koleksioni u prezantua në kuadër të Javës së Modës në Paris, ku Shala solli në pasarelë një rrëfim të ndërtuar përmes veshjeve, detajeve dhe elementeve që lidhen me trashëgiminë shqiptare.

Karakteristike ishte edhe paraqitja e tij në kryeqendrën e modës, sepse ai vendosi të paraqitej me uniformën e UÇK-së dhe lidhur me këtë moment, ai foli në Prive KlanKosova.

“Unë kam dashtë me pasë edhe një prezantim të diçkaje që ka qenë shumë e rëndësishme për neve si kosovarë, në luftën e fundit dhe uniforma mendoj se ka qenë edhe një pjesë e ‘arkave’ që për shumë familje gjendet në të edhe për shumë dëshmorë që nuk janë është kujtimi i vetëm që familjet e tyre e kanë për ta, e mban aromën e fundit të tyre”, tha ai.

Kujtojmë që Paris Fashion Week nuk është e vetmja skenë ndërkombëtare ku Etniku u shfaq me koleksion. Ai pati edhe paraqitje të tjera në vende të ndryshme ku fitoi edhe çmime.