Tronditen tifozët e Feronikelit pas emërimit të trajnerit të ri

Para pak çastesh, Feronikeli zyrtarizoi Dejan Vukiçeviç si trajnerin e ri të klubit, që në të kaluarën kishte luajtur për Partizanin e Beogradit.

Sport

06/08/2019 15:20

Pikërisht kjo e kaluar po i pengon jashtë mase tifozëve nga Drenasit, që kanë filluar me akuza të rënda ndaj klubit pas emërimit të trajnerit të ri.

Lajmi për zyrtarizimin e teknikut malazez është vërshuar me komente të shumta për pak minuta, ku dominojnë fyerjet nga tifozët e klubit, shkruan lajmi.net.

Duke parë që lajmi po merr komente fyese në masë të madhe, Feronikeli fillimisht fshiu postimin.

Klubi nga Drenasi më pas riktheu postimin duke cituar qysh në titull se trajneri është malazez.

Më poshtë mund të shihni disa prej komenteve fyese nga qytetarët e Drenasit dhe jo vetëm. /Lajmi.net/