Tri ndeshje në Superligë sot, vëmendja në Suharekë

Sot në program janë tri ndeshje të xhiros së nëntë të Superligës, të cilat luhen nga ora 14:00.

Sport

28/10/2020 11:52

Ndeshja më interesante zhvillohet në qytetin e Suharekës. Ekipi i Ballkanit do ta presë Prishtinën.

Ballkani gjendet në pozitën e parë me 19 pikë pas 8 ndeshjeve, kurse Prishtina është në vendin e katërt me 11 pikë me 7 ndeshje të luajtura.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Skenderaj. Atje Drenica e pret Trepçën 89. Drenica kërkon të rikthehet tek fitorja, kurse ekipi nga Mitrovica dëshiron ta vazhdoj formën e mirë.

Kurse, në takimin e tretë, ndeshen Gjilani me Besën. “Skifterat” duan fitoren për të ju afruar vendit të parë, kurse Besa për të dal nga zona e rrezikut. /Lajmi.net/