Trajneri Popovich flet për favoritët në Kupën e Botës, komenton edhe grupin e SHBA

Trajneri i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketboll, Greg Popovich ka dhënë mendimin e tij rreth Kupës së Botës – Kina 2019.

Sport

23/03/2019 18:43

Sigurisht, si çdo herë, edhe në këtë kampionat botëror, SHBA janë ndër favoritët kryesorë për të ngritur trofeun.

Megjithatë, trajneri Popovich ka thënë se edhe disa skuadra të tjera kanë mundësi të mirë për tu kualifikuar tutje.

“Është emocionuese të mësojmë përbërjen e grupit tonë, dhe të dimë se do të luajmë tri ndeshjet e para në Kupën e Botës në Shanghai” ka thënë Popovich, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se të gjitha grupet janë të balancuara, dhe e di mirë se ka shumë skuadra që kanë mundësi të mirë për të triumfuar në Kupën e Botës 2019” ka shtuar tutje selektori i SHBA.

“Grupi ynë (E), ka Republikën e Çekisë, Japoninë dhe Turqinë, kështu që do të përballemi me tri skuadra që janë mirë të stërvitura dhe kanë stile të mira të lojës” ka thënë ndër të tjerash Popovich.

Kujtojmë se SHBA futen në këtë garë si kampionët në fuqi dhe synojnë që ta mbrojnë këtë epitet. /Lajmi.net/