Trajneri i Wolves konfirmon transferimin e Liverpoolit

Trajneri i Wolverhampton Wolves, Nuno Espirito Santos ka konfirmuar se Diogo Jota do t'i bashkohet Liverpoolit.

Sport

19/09/2020 14:32

Anësori portugez ka kompletuar kalimin e tij në ‘Anfield’ për 43 milionë euro, derisa zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

“Liverpool do të ketë një lojtar dhe djalë të shkëlqyeshëm, dhe ai ka një të ardhme të ndritur përpara. Ne mendojmë se kjo marrëveshje është e mirë për të gjithë. Diogo ishte vërtet i lumtur këtu, por është normale që lojtarëve u pëlqen të përballen me sfida të reja”, tha trajneri i Wolves.

Për Të Kuqtë ky është transferi i dytë brenda pak ditëve, pasi dje zyrtarizuan nënshkrimin me mesfushorin Thiago Alcantara. /Lajmi.net/