Trajneri i Werderit me fjalë të mëdha për Rashicën

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, ka vazhduar me lëvdatat për Milot Rashicën.

Sport

08/08/2019 16:48

Ylli i Kosovës është shndërruar në lojtarin kryesor te Werder Bremen, pas paraqitjeve të mira në pjesën e dytë të sezonit.

Kohfeldt e sheh Rashicën si lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij, duke thënë se mund t’i vendos ndeshjet.

“Ai është bërë edhe më i sigurt në aftësitë e tij gjatë ndeshjeve të para-sezonit”, ka deklaruar Kohfeldt, përcjell lajmi.net.

“Ai mund të jetë një fitues i ndeshjes. Ai gjithashtu ka një mirëkuptim të shkëlqyeshëm me shokët e tij të skuadrës“, ka shtuar ai./Lajmi.net/