Trajneri i Valencias detyrohet ta mbajë vet konferencën për shtyp, lojtarët në bojkot ndaj medieve

Trajneri i Valencias Albert Celades u detyrua të marrë pjesë në konferencën për shtyp të Ligës së Kampionëve pa asnjë lojtar të tij pasi ata zgjodhën të bojkotojnë mediet për shkak të shkarkimit të trajnerit të tyre të mëparshëm.

Sport

17/09/2019 16:00

Ekipi i La Ligës e shkarkoi Marcelinon javën e kaluar, përkundër që menaxheri i solli klubit trofeut e Kupës së Mbretit dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit paraprak.

Celedes, i cili më parë ishte asistent te Real Madrid, u sjell si zëvendësues dhe debutoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar në ligë kundër Barcelonës, të cilën klubi e humbi 5-2, përcjell lajmi.net.

Përpara ndeshjes të së martës në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat në ‘Stamford Bridge’, Celades pranoi që bojkoti i lojtarëve ndaj medieve nuk ishte ‘ideal’, por insistoi se ata do të jenë të paracaktuar për të garuar në ndeshjet e ardhshme.

“Natyrisht që nuk është një situatë ideale por është vendimi i lojtarëve, me të vërtetë. Unë nuk kam shumë më tepër për të thënë në lidhje me këtë,” tha Celades.

”Nuk ka asgjë që mund të bëj në lidhje me këtë situatë”. /Lajmi.net/