Trajneri i Salzburg lartëson Kloppin: Është trajneri më i mirë në botë

Trajneri i Salzburg, Marsch, ka shprehur mendimin se Jurgen Klopp është trajneri më i mirë në botë.

Sport

05/12/2019 19:49

Amerikani beson se trajneri i Liverpool, skuadra e së cili prinë bindshëm në Premierligë dhe fitoi Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar është më i miri.

“Jurgen Klopp është trajneri më i mirë në botë tani” ka thënë Marsch, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se mund të thuash këtë nga mënyra se si skuadra e tij performon, por edhe nga historiku i tij në futboll dhe mënyra se si ai ka korrur sukses në Gjermani dhe Angli” shtoi tutje trajneri i Salzburg.

Marsch dhe Salzburg do të përballen me Liverpoolin e Klopp gjatë së martës, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/