Tragjedia e shembjes së urës në Xhenoa, futbollisti i njohur italian i shpëtoi për pak vdekjes!

Ai kaloi në urë 10 minuta para se të shembej ajo.

Sport

14/08/2018 17:34

Italia u trondit nga tragjedia në Xhenoa, ku shembja e urës iu mori jetën dhjetra personave.

E futbollisti i njohur italian, Domenico Criscito, pati shumë fat, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai kaloi në urë 10 minuta para se të shembej ajo.

“Po e shkruaj këtë mesazh për të gjithë ata që po më shkruajnë, dhe që kujdesen pë mua dhe për familjen time. Jemi të gjithë mirë. Jemi mirë, e kemi kaluar atë urë 10 minuta para se të shembej”, u shpreh Criscito.

“Jam pranë të gjitha familjeve të viktimave, nuk është e mundur që një urë në një autostradë të mund të përplasej në këtë mënyrë. Duhet të bëni diçka për këtë vend, ku njerëzit ikin prej këtyre gjërave”.

“Kemi nevojë për siguri, për dikë që të bëjë diçka. Ajo që po ndodh është e tmerrshme”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për criscito italy