Tottenhami mposht pa vështirësi Brentfordin

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ka marrë fitoren e radhës.

Sport

02/12/2021 22:23

Tottenham Hotspur ka arritur të mposht në shtëpi Brentfordin me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit që gjetën golin e avantazhin në min e 12′ pas autogolit të Sergi Canos.

Edhe në vazhdim Tottenhami ishte më e rrezikshme, megjithatë pjesë e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, me mysafirët që filluan të dalin më shumë në sulm në kërkim të golit të barazimit.

Por, ishin sërish vendasit ata që gjetën golin përmes Heung Min Son në min e 65′.

Deri në fund gola më nuk pati, dhe kështu Spurs marrin një fitore mjaft të rëndësishme.

Tottenhami tani 22 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Brentfordi është e 12-ta me 16 pikë. /Lajmi.net/