Tottenham lehtësisht siguron kalimin në çerekfinale
Tottenham Hotspur me lehtësi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Skuadra angleze ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Borussia Dortmundit, duke fituar në ‘Signal Iduna Park’ me rezultat 0-1.
Ndeshja e parë në ‘Wembley’ ishte fituar 3:0 nga Tottenhami.
Golin e vetëm në ndeshjen e dytë e shënoi sulmuesi Harry Kane.
Reprezentuesi anglez shënoi në minutën e 49’ të ndeshjes./Lajmi.net/