Tonali i ka thënë “PO” Interit

Inter ka bërë një hap para për të siguruar transferimin e Sandro Tonalit.

Sport

02/07/2020 13:29

Talenti italian, po kalon ditët e fundit te Brescia, dhe e ardhmja e tij duket tek Iner.

Mediet në Itali raportojnë se Tonali i ka thënë ‘PO’ Interit, përcjell lajmi.net.

Inter tani duhet të bind edhe Brescian, me negociatat që nuk pritet të jenë të lehta.

Brescia ka kërkuar deri në 50 milionë euro për Tonalin, por pozicioni i skuadrës dhe kriza e shkaktuar nga COVID-19, do të bëjnë që ky çmim të ulet ndjeshëm./Lajmi.net/