Tmerr për Dukën dhe FSHF-në, ky është vendimi i fundit

Skënderbeu nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titulli kampion i sezonit 2015-2016, i hequr nga Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pas dyshimeve për trukime ndeshjesh.

Sport

19/12/2017 19:00

Për këtë arsye, skuadra korçare ka hedhur zyrtarisht në gjyq Federatën Shqiptare të Futbollit, duke ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e këtij titulli dhe gjithçkaje tjetër përfshin ai dënim, me pikët e hequra dhe me gjobën financiare.

Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të dosjes së kësaj çështjeje, që ndodhet tashmë prej muajit gusht në Abitrazhin e Lozanës.

Në edicionin kryesor të orës 19:30 do t’iu mundësojmë ekskluzivisht akuzat e skuadrës korçare, me të cilat duket se Skënderbeu do të jetë shumë pranë rifitimit të titullit kampion të sezonit 2015-2016. /Express/