Tite reagon pas kritikave se disrespektoi Korenë e Jugut me vallëzimin e tij

Trajneri i Brazilit, Tite ka reaguar për kritikat që iu adresuan atij gjatë mbrëmjes së kaluar, për festën e tij në golin e tretë të Brazilit ndaj Koresë së Jugut. Selektori i Brazilit ka thënë se nuk pati qëllim që të shfaqte mungesë respekti ndaj Koresë së Jugut me vallëzimin e tij. Përkundrazi, ai thotë…

Sport

06/12/2022 11:24

Trajneri i Brazilit, Tite ka reaguar për kritikat që iu adresuan atij gjatë mbrëmjes së kaluar, për festën e tij në golin e tretë të Brazilit ndaj Koresë së Jugut.

Selektori i Brazilit ka thënë se nuk pati qëllim që të shfaqte mungesë respekti ndaj Koresë së Jugut me vallëzimin e tij.

Përkundrazi, ai thotë se festoi golin e kombëtares së tij në një mënyrë që përkon me kulturën  braziliane.

“Unë tentoj të përshtatem me lojtarët e mi. Ata janë shumë të rinj dhe e duan vallëzimin, shakanë dhe lëvizjet. Ata thanë se duhej të mësoja se si të bëja lëvizjet”, ka thënë Tite, përcjell lajmi.net.

“Richarliso ishte aty dhe unë i thash: çfarë është ky kërcim? I thashë: nëse e bën ti, atëherë do ta bëj edhe unë. Ka njerëz të ndryshëm që do të thonë se ishte mungesë respekti. E di që ka gjithmonë një kamerë dhe nuk doja që ajo të keqkuptohet”, shtoi tutje selektori i ‘Seleçao’.

Brazili fitoi mbrëmë 4:1 përballë Koresë së Jugut dhe tani në çerekfinale do të përballet me kombëtaren e Kroacisë. /Lajmi.net/