Tifozët e Milanit nuk e duan Piolin, kjo është arsyeja

Ndërsa Stefano Pioli përgatitet të nënshkruajë një kontratë me kosto të ulët, dy-vjeçare me Milanin, tifozët janë të pakënaqur që një tjetër përkrahës i Interit po merr drejtimin e skuadrës.

Sport

08/10/2019 15:05

Pioli është gati të zëvendësojë Marco Giampaolo si trajner i Milanit, dhe Gazzetta dello Sport vëren se ai do të fitojë vetëm 1 milion euro këtë sezon, me 1.5 milion të tjera që do fitohen sezonin tjetër nëse mbetet marrëveshja.

Kjo është dukshëm më pak se 4 – 4.5 milionë euro që Luciano Spalletti po kërkonte për shërbimet e tij, përpara se Inter të refuzonte të mbulonte kostot e tij të kompensimit, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, zgjedhja e kuqezinjve për ta sjellë 53-vjeçarin nuk ka qenë asgjë e diskutueshme.

Në të vërtetë, #PioliOut aktualisht është trendi kryesor në Twitter në Itali, pavarësisht se ish-trajneri i Interit ende nuk është emëruar zyrtarisht.

Komente nga koha e tij sa ishte pjesë e ‘Zikaltërve’ kanë lënë shenja te tifozët e Milanit.

”E gjithë familja ime është me Interin”, kishte Pioli asokohe. /Lajmi.net/