Tifozët e Liverpool e bëjnë edhe këtë gjë

Lucas Leiva nuk mund të jetë një nga lojtarët më të mirë në histori të Liverpoolit, por ai është sigurisht një nga më të popullarizuarit.

Sport

19/06/2019 14:37

Braziliani kaloi 10 sezone në ‘Anfield’, duke u paraqitur për klubin 346 herë.

Ai u largua nga klubi në vitin 2017, kur u bashkua me ekipin italian Lazio në një marrëveshje prej 5 milionë funtesh, përcjell lajmi.net.

Pavarësisht nga largimi, ai mbetet një nga të preferuarit për tifozët e kuq.

Kjo vërtetohet edhe në sondazhin e Lazios, që bëri për ta shpallur ‘Lojtarin më të mirë të sezonit’.

Lucas Leiva u shpall ‘Lojtari më i mirë i sezonit’ te Lazio ku përballë kishte mbrojtësin Francesco Acerbi, por tifozët e Liverpool vërshuan në sondazhin e klubit italian dhe e shpallën fitues mesfushorin brazilian me 94 për qind të votave. /Lajmi.net/