Të shtënat me armë në Hajvali, policia tregon detajet

Mbrëmë u raportua se ka pasur të shtëna armësh në Hajvali të Prishtinës. Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.…

Lajme

24/04/2024 08:47

Mbrëmë u raportua se ka pasur të shtëna armësh në Hajvali të Prishtinës.

Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar.” /Lajmi.net/