Të shtëna me armë zjarri mes fshatit Landovicë dhe Gjonaj të Prizrenit

Në mes të fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit ka pasur të shtëna me armë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtor I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Ai ka thnëë se nuk ka të lënduar, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë. “Në…

Lajme

28/04/2024 19:47

Në mes të fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit ka pasur të shtëna me armë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtor I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thnëë se nuk ka të lënduar, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë.

“Në mes fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.