Tare: Krenar me ato që kemi bërë deri tash

Igli Tare ndihet i kënaqur me ato që ka bërë Lazio gjatë viteve të fundit. Skuadra Biancocelesti e mposhti Parmën të dielën me rezultat 3:2, në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A, duke u pozicionuar në vendin e tetë me 45 pikë të grumbulluara. Pasi gjasat për kualfikim në Ligën e Kampionëve tashmë…

Sport

30/03/2014 15:30

Igli Tare ndihet i kënaqur me ato që ka bërë Lazio gjatë viteve të fundit. Skuadra Biancocelesti e mposhti Parmën të dielën me rezultat 3:2, në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A, duke u pozicionuar në vendin e tetë me 45 pikë të grumbulluara.

Pasi gjasat për kualfikim në Ligën e Kampionëve tashmë janë shuar, ekipi kryeqytetas e synon një vend që qon në Europa League sezonin tjetër.

Presidenti Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare, kanë qenë shënjestër e akuzave të tifozëve, por ish futbollisti shqiptar thotë se Lazio ka bërë mirë deri tash.

“Nuk dua të flas shumë për këto punë (kontestimin), për momentin është e rëndësishme të mendojmë për kampionatin. Jemi ende në luftë për ta rrëmbyer një vend që qon në Europa League. Janë thënë shumë gjëra në këtë periudhë, tifozët janë të rëndësishëm dhe meritojnë konsideratë për atë që kanë bërë këto vite”, deklaroi Tare për ‘Sky’.

“Mbi të gjitha, ne duhet të jemi krenarë me ngjyrat tona dhe me atë që e kemi bërë deri tash. Nuk jemi duke luftuar për Ligën e Kampionëve, por i kemi idetë e qarta dhe e dimë çka të bëjmë. E dimë se ku duhet të intervenojmë. Kemi një grup solid, i cili ka nevojë për disa intervenime”, përfundoi Tare, i cili nuk deshi ta komentonte qëndrimin e një pjese të tifozëve, që janë kundër tij dhe presidentit Lotito.