Tallje në rrjetet sociale / Ka luajtur veç 10 ndeshje, tifozët e Everton e quajnë si legjendë

Ndeshjen e fundit në Premier League, skuadra e Evertonit mori një pikë në ndeshjen tejet interesante ndaj Tottenham Hotspur në barazimin 1 me 1. Para se të fillonte ky takim, tifozët vendas të pranishëm në ‘Goodison Park’ zbuluan një baner me legjendat e klubit, shkruan Lajmi.net Në këtë baner ishte edhe ish-futbollisti amerikan, Landon Donovan…

Sport

07/04/2023 08:39

Ndeshjen e fundit në Premier League, skuadra e Evertonit mori një pikë në ndeshjen tejet interesante ndaj Tottenham Hotspur në barazimin 1 me 1.

Para se të fillonte ky takim, tifozët vendas të pranishëm në ‘Goodison Park’ zbuluan një baner me legjendat e klubit, shkruan Lajmi.net

Në këtë baner ishte edhe ish-futbollisti amerikan, Landon Donovan – që tifozët e ‘The Toffes’ e cilësojnë si një legjend edhe pse ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje.

Donovan gjatë vitit 2010 ishte huazuar nga LA Galaxy te skuadra angleze, në këto 10 paraqitje ai kishte shënuar vetëm dy gola dhe mënjeherë e fitoi epitetin e një legjende – kështu në rrjetet sociale kanë filluar të tallen me klubin nga Liverpooli.

Në këtë baner u shfaq edhe futbollisti i Tottenham Hotspur, Richarlisson. Kurse legjendat e vërtetë në këtë baner, ishin, Leighton Baines dhe Seamus Coleman, ky i fundit është afër t’i thyej edhe rekordet me më së shumti paraqitje.

Ndeshja e radhës për ekipin e Evertonit në Premier League është nesër, kjo e fundit udhëton në ‘Old Trafford’ për t’u përballur me Manchester Unitedin./Lajmi.net/