Talenti i Tottenham e bën ‘horë’ bashkëlojtarin në stërvitje

Tottenham Hotspur aktualisht gjendet në Singapor, ku është duke zhvilluar trajnimet para-sezonale.

Sport

21/07/2019 22:20

‘Gjelat’ tashmë për disa vite radhazi po marrin pjesë në International Champions Cup, të cilët e fituan verën e kaluar.

Gjithsesi, një nga lojtarët që është duke çmendur në këto ndeshje është Oliver Skipp, transmeton lajmi.net.

18-vjeçari përveç se po jep paraqitje të shkëlqyeshme në fushë, spektakël nuk po harron të dhurojë edhe në stërvitje.

Më poshtë ua përcjellim veprimin e mesfushorit anglez, i cili u duartrokit nga të gjithë. /Lajmi.net/