Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Granit Xhaka konsiderohet si një lider i lindur. Dhe, për këtë kanë qenë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e Sunderlandit, të cilët e transferuan yllin kosovar pak javë më parë. Por, nuk mjaftoi me kaq. Përfaqësuesit zviceran madje iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe. Madje…

Sport

14/08/2025 12:11

Granit Xhaka konsiderohet si një lider i lindur.

Dhe, për këtë kanë qenë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e Sunderlandit, të cilët e transferuan yllin kosovar pak javë më parë.

Por, nuk mjaftoi me kaq.

Përfaqësuesit zviceran madje iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje sot, klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.