Stavileci jep dorëheqje nga pozita e presidentit të KB Prishtina

Skuadra më e trofeshme në basketbollin kosovar, Prishtina, ka mbetur pa kryetar.

Sport

24/06/2019 11:47

Blerand Stavileci, i cili deri më sot ushtronte këtë post, ka njoftuar përmes Facebook se ka vendosur të largohet  nga ajo pozitë.

Këtë vendim Stavileci ka qenë i obliguar ta marrë për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në dispozitat ligjore.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell lajmërimin e plotë të Stavilecit, të cilin e ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Lajmi.net/