Statistikat e frikshme të Haaland me Dortmund, një gol për ndeshje

Borussia Dortmund transferoi Erling Haaland në janar të 2019 nga Salzburg kur vendosi të paguajë klauzolën e norvegjezit e cila ishte rreth 22 milionë euro.

Sport

09/08/2021 13:01

Erling Haaland tashmë ka hyrë në sezonin e tij të tretë me Dortmund, dhe sezonin e ri 2021-22 e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme duke i realizuar tre gola në raundin e parë të ‘DFB-Pokal’ në fitoren 0-3 ndaj SV Wehen Wiesbaden, shkruan lajmi.net.

Haaland tani ka 60 gola në 60 paraqitje me Dortmund në të gjitha garat, me një mesatare të një goli për çdo ndeshje, duke i shtuar edhe 15 asistime të tjera gjithashtu.

Norvegjezi kishte tërhequr vëmendjen e klubit gjerman pasi ai kishte numra të frikshëm edhe me RB Salzburg duke shënuar 17 gola në 16 paraqitje në ligë me klubin austriak si dhe 29 gola në 27 ndeshje në të gjitha kompeticonet, pasi kishte lëvizur nga Molde.

Për norvegjezin kishte spekulime se këtë verë mund të largohej nga Dortmund, megjithatë kualifikimi për në Ligën e Kampionëve me klubin gjerman i’a mbushi atij mendjen për të qëndruar, dhe gjithashtu Dortmund kërkonin një shifër stratosferike për skuadrat që do t’i dëshironin shërbimet e tij, shifër e cila ishte plot 175 milionë euro. /Lajmi.net