Spekulimet për transferimin te Juventus, Roma takohet me agjentin e Zaniolo

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Juventus.

Sport

06/07/2022 09:56

Ylli italian ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij, dhe Juve duket se janë destinacioni më i mundshëm për lojtarin.

Sipas mediave italiane, Roma do të takohet tashmë me agjentin e lojtarit, për të diskutuar situatën, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, por palët nuk janë askund afër për të arritur marrëveshje të re.

Claudio Vigorelli u takua me Tiago Pinto, por nuk ka njoftuar klubin për ndonjë ofertë drejt klientit të tij. /Lajmi.net/