Specialja nis intervistimin ndaj Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi sot po qëndron në Hagë.

Lajme

24/07/2019 09:36

Ish-zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi sot është duke u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

“Tani ka hy brenda”, ka thënë shkurt Sherifi.

Krasniqi nuk e ka bërë të ditur së në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sot nga Specialja do të intervistohet edhe kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/