Southgate para ndeshjes me Kosovën: Ndeshje e vështirë, jam i impresionuar nga Kosova

Selektori i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka komentuar situatën para ndeshjes me Kosovën.

Sport

09/09/2019 20:43

Southgate është shprehur i lumtur që skuadra luan në Southampton, pasi pret një atmosferë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, trajneri pret një ndeshje të vështirë në fushën e blertë, pasi pret shumë nga kombëtarja Dardane.

“Ne jemi të kënaqur që do të luajmë në Southampton. Eksperienca me kombëtaren që luan në gjithë vendin ka qenë pozitive. Presim atmosferë brilante” ka thënë fillimisht Southgate, transmeton lajmi.net.

“Pres ndeshje shumë të vështirë. Jam i impresionuar nga Kosova”, shtoi selektori anglez.

Anglia dhe Kosova përballen nesër, me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/