Southgate fton dy super talentët në grumbullim me kombëtare

Trajneri i kombëtares angleze duket se është i hapur për talentët e rinj.

Sport

26/08/2018 15:53

Sipas “The Mirror” Southgate do t’i ftojë për ndeshjet e shtatorit talentin e Manchester City, Phil Foden dhe Jadon Sancho.

Foden ka kaluar nga akademia e City në ekipën e parë dhe pak ditë më parë trajneri Guardiola është shprehur se Foden është një lojtarë shumë i mirë dhe se ai dhe e gjithë skuadra kanë besim në të.

Sancho, anëtar i Borussia Dortmund, shquhet për eksplozivitetin e tij nga krahët. I riu ka marrë numrin 7 në fanellën e Dortmund dhe po konsiderohet si një nga talentët më premtues. /Lajmi.net/