Sot luhen tri ndeshjet e para të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës do të rikthehet në aksion, pas pauzës së kombëtareve, për të kompletuar xhiron e 10-të të sezonit.

Sport

18/10/2019 10:00

Superliga e Kosovës do të kthehet në aksion, me kryendeshjen e ditës së sotme që luhet në Drenas, ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit.

Ndeshje interesante do të jetë edhe në Podujevë, me Llapin që luan si nikoqir i Trepçës 89, në një ndeshje pa tifozë, shkruan lajmi.net.

Përballë njëra tjetrës do të vihen edhe Vushtrria e Dukagjini, ndeshje kjo e fundit të tabelës.

Të tri ndeshjet e kësaj dite do të luhen me fillim nga ora 14:00. /Lajmi.net/