Sonte zhvillohet finalja e Superkupës së Gjermanisë

Borussia Dortmund përballet me Bayern Munchen.

Sport

17/08/2021 10:34

Dortmundi do të ballafaqohet me Bayernin sonte nga ora 20:30 në kuadër të Superkupës së Gjermanisë, shkruan lajmi.net.

Dueli do të luhet në stadiumin ‘Singal Iduna Park’, të Dortmundit.

Vendasit po kalojnë në formë të mirë me në krye yllin Erling Haaland që po shënon gola në çdo ndeshje, duke udhëhequr ekipin e tij drejt sukseseve.

Në anën tjetër mysafirët si gjithmonë edhe në këtë ndeshje hyjnë me synim fitoren, që të sjellin në shtëpi një tjetër trofe të futbollit gjerman.

Pritet një ndeshje fantastike duke marrë parasysh yjet që kanë në ekip të dy ekipet, dhe detajet do ta vendosin fituesin e këtij takimi.

Vikendin e kaluar nisi sezoni i ri në Bundesliga, ku Dortmundi e nisi me fitore 5-2 ndaj Eintrasht Frankfurtit, ndërsa Bavarezët u ndalën në barazim 1-1 nga Borussia Monchengladbach. /Lajmi.net/