Sonte ndeshja Leicester City – Man Utd

Sonte, më fillim nga ora 21:00, Manchester United do të luajë si mysafir i skuadrës së Leicester Cityt në kuadër të Premier League. Kjo njëkohësisht do të jetë ndeshja e fundit e xhiros së pestë të Premier League, transmeton lajmi.net. “Dhelprat” gjenden në vendin e fundit në tabelë, por kjo nuk përbën ndonjë arsye për…

Sport

01/09/2022 08:19

Sonte, më fillim nga ora 21:00, Manchester United do të luajë si mysafir i skuadrës së Leicester Cityt në kuadër të Premier League.

Kjo njëkohësisht do të jetë ndeshja e fundit e xhiros së pestë të Premier League, transmeton lajmi.net.

“Dhelprat” gjenden në vendin e fundit në tabelë, por kjo nuk përbën ndonjë arsye për ta nënvlerësuar skuadrën e Brendan Rogers në këtë sfidë.

“Djajtë e Kuqë”, në anën tjetër, kanë dy fitore radhazi dhe do ta synojnë të tretën mbrëmjen e sontme. /Lajmi.net/